Site icon Telegrafi

Sulm me thikë ndaj dy ushtarëve në Bruksel, vritet sulmuesi (Foto)

Dy ushtarë kanë mbetur të plagosur në qendër të Brukselit, mbrëmjen e kësaj të premteje, të sulmuar me thikë nga një agresor që më pas është qëlluar për vdekje me armë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë zonën të rrethuar nga forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës.

Lajmi është konfirmuar nga autoritet belge, të cilat gjithashtu bëjnë të ditur se ushtarët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët thanë se ata dëgjuan të shtëna armësh, ndërkohë që të tjerë raportuan se personi i pajisur me armë të ftohtë kërkoi të sulmojë dy oficerë ushtrie në kryeqytetin belg.

Exit mobile version