Site icon Telegrafi

Sulm me thikë brenda palestrës së fitnesit në Gjermani, lëndohen katër persona

Disa persona janë lënduar në një sulm që ndodhi brenda një palestre fitnesi në pjesën perëndimore të Gjermanisë, përkatësisht në qytetin Duisburg, raporton Independent.

Sulmi ka ndodhur në qytetin e vjetër, kurse policia ka lutur banorët të shmangin zonën ku ka ndodhur sulmi, transmeton Telegrafi.

“Sipas informacioneve të deritanishme, një person ka therur me thikë të tjerët. Situata është akoma konfuze”, ka njoftuar policia e Duisburgut në Twitter.

Numër i madh i policëve kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta kryer ekspertizën, që do të përcaktonte shkakun e saktë të sulmit.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se katër persona janë lënduar. Deri më tani nuk ka të arrestuar, ndërsa policia është në kërkim të një personi të dyshuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version