Telegrafi

Sulm terrorist në Turqi, raportohet për të vdekur

Para ndërtesës së Departamentit të policisë në qytetin Gaziantep të Turqisë ka ndodhur një sulm terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur para ndërtesës së Departamentit të policisë, e cila ndodhet në bulevardin “Prof. Dr. Muammer Aksoy”.

Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i ekipeve shëndetësore dhe zjarrfikës. Njoftohet se si pasojë e shpërthimit ka edhe të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet e qytetit.

Prefekti i Gaziantep-it, Ali Yerlikaya, ka thënë se një person është vrarë dhe 13 janë plagosur.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, prefekti është shprehur se shpërthimi ishte një sulm terrorist dhe se është kryer përmes një autobombe.

“Në sulmin terrorist me autobombë, një person është vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur, nga të cilët 9 efektivë policie”, tha ai.