Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në një sulm në një klub nate në Stamboll, ka thënë guvernatori i qytetit.
Në mesin e të vdekurve është edhe një polic, tha Vali Sahin tha, duke shtuar se ishte një sulm terrorist.
Të paktën edhe 40 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi në klub e natës “Reina”, në zonën e Ortakoy.
Sulmuesi ishte i veshur me kostume të Babadimirit, raportojnë mediat turke.
Gjithashtu thuhet se kanë qenë qindra njerëz në klubin e natës gjatë kohës së sulmit, ndërsa disa prej tyre besohet se kanë kërceu në Bosfor për të shpëtuar. /Telegrafi/
https://twitter.com/Ho198012/status/815341347012022272