Policia provinciale e Quebecut të Kanadasë raporton se kanë vdekur gjashtë persona dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë brenda një xhamie gjatë lutjeve të natës së mbrëmshme.
Polici Christine Coulombe ka thënë për mediat vendore se viktimat kanë moshë prej 35 deri në 70 vjet.
Gjithashtu raportohet se tridhjetë e nëntë persona të tjerë kanë shpëtuar pa u lënduar pas sulmit në qendrën islamike kulturore të Quebecit, në lagjen Sainte-Foy, transmeton Telegrafi.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe qeveria e Quebecut e kanë quajtur një akt terrorist dhe shumë shpejt do të zbardhen detajet rreth këtij sulmi.
Vlen të theksohet se dy të dyshuar janë arrestuar, njëri prej të cilëve u kap pas një ndjekje që përfundoi në afërsi Lile d’Orleans. /Telegrafi/
#BREAKING: 5 killed after 2-3 gunmen opened fire on 40 people in a Quebec City mosque during evening prayers pic.twitter.com/3cH04MugIq
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) January 30, 2017
https://twitter.com/TEN_GOP/status/825894557522993152
#Breaking: Death toll in Mosque attack in #Quebec rises to 8, many injured, 3 attackers with AK47's #Trump #Canada pic.twitter.com/44J5ctRUb4
— Trump News Network (@BreakingNewsTNN) January 30, 2017