Policia izraelite ka njoftuar se ka ndodhur një sulm terrorist brenda qendrës tregtare Karmiel, ku si pasojë mbetën të lënduar rëndë dy persona.
Bëhet fjalë për një sulm me thikë, ku një person arriti të therë me thikë dy burra, transmeton Telegrafi.
Po të mos ishte ushtria që ishte prezentë në këtë qendër tregtare, pasojat sigurisht do të ishin më të mëdha.
Ata arritën të neutralizojnë sulmuesin duke shtënë mbi të. E policia ka njoftuar se nga ky sulm dy persona janë lënduar, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin brenda një butiku, ku shihet sulmuesi duke iu vërsulur me thikë qytetarëve dhe ushtarët që reagojnë menjëherë duke e vrarë. /Telegrafi/
Surveillance camera footage shows the stabbing attack at a shopping mall in Karmiel. Soldiers are seen opening fire at the stabber. Two men in their 20s were wounded, one critically and one seriously. pic.twitter.com/OMlpYt25e9
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) July 3, 2024