Site icon Telegrafi

Sulm vetëvrasës në Turqi: Shkon në 33 numri i të vdekurve në Ankara

E plotësuar: Ka shuar në 33 numri i të vdekurve nga shpërthimi i sotëm në Ankara të Turqisë. Sipas Qeverisë së Turqisë, sulmi është shkaktuar nga një automobil bombë, ndërsa raportohet se ishte sulm vetëvrasës .



E plotësuar: Prefektura e Ankarasë ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të një automjeti të ndodhur gjatë orës 18.45 minuta – sipas kohës lokale – në parkun Güven, në rajonin Kızılay të Ankarasë, në vendngjarje kanë humbur jetën 27 persona, ndërsa janë plagosur rreth 75 të tjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitale të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e prefekturës u se në vend kanë humbur jetën 23 persona, ndërsa katër persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

“Mëshirë nga Zoti për qytetarët të cilët kanë humbur jetën, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, menjëherë pas lajmit të shpërthimit në Ankara, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm, Efkan Ala.

Nga ana tjetër, njoftohet se nën kryesimin e kryeministrit Ahmet Davutoglu, do të mblidhen ministrat përkatës dhe zyrtarët përgjegjës për sigurinë të cilët do të mbajnë mbledhje në lidhje me shpërthimin në Ankara.

https://youtu.be/lLSdLXPkDoM

Exit mobile version