Disa policë janë vrarë nga një sulmues i panjohur në qytetin tregtar Almaty të Kazakistanit.
Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme në një deklaratë për Reuters, kanë bërë të ditur se një i dyshuar është arrestuar dhe një tjetër është në ndjekje, transmeton KosovaPress.
Agjencia ruse e lajmeve TASS ka cituar një burim policor i cili e kishte cilësuar sulmin me motive “fetare, radikale”.
Dëshmitarët kanë treguar se kishin dëgjuar të shtëna në tri pjesë të ndryshme të Almaty. Sulmet kishin në shënjestër stacionin e policisë dhe ndërtesën kombëtare të sigurisë.
Autoritetet i kanë fajësuar ekstremistët islamikë për sulmin.