Telegrafi

Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, 20 të plagosur

Më shumë se 20 persona janë plagosur në Gjermani, pasi u sulmuan nga një njeri me sëpatë, njoftojnë mediat gjermane, shkruan BBC.

Një operacion policor, duke përfshirë edhe një helikopter, është duke u zhvilluar në Heidingsfeld, pjesë e qytetit Würzburg në Gjermaninë Jugore, transmeton GazetaBlic.

Mediat Lokale kanë shkruar në Twitter se 21 persona ishin plagosur dhe një i dyshuar duket të jetë qëlluar.

Linja e trenit mes Würzburg-Heidingsfeld dhe Ochsenfurt është e mbyllur.

Agjencia e Gjermane e Lajmeve – DPA,  njofton se policia ka thënë se disa nga plagët e viktimave janë të rrezikshme për jetë.