Site icon Telegrafi

Sulm me sëpatë në kokë, në Kabash të Vitisë

Një person është sulmuar me sëpatë në kokë në fshatin Kabash të Vitisë, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

I dëmtuari me iniciale N.A nga Gjilani ka deklaruar se njëherë është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari, pastaj kanë filluar goditjet me sëpatë nga djali i tij.

Viktima ka deklaruar se agresorët janë të njohur për të.

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, teksa gjendet i shtrirë në emergjencën rajonale të Gjilanit.

E, i dyshuari L.M është arrestuar nga policia, ndërsa i dyshuari tjetër TM gjendet ende në arrati.

Motivi i rastit besohet të jetë një zënkë e para disa muajsh, pas një gare me qenë. /Klan Kosova/

Exit mobile version