Telegrafi

Sulm seksual: Santi Mina rrezikon deri në tetë vite burg efektiv

Santi Mina po rrezikon deri në tetë vite burg efektiv.

Sipas  asaj që raporton Diario Sport, sulmuesi i Celta Vigos dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua. Seancat gjyqësore do të mbahen më 28, 29 dhe 31 mars.

Sipas prokurorëve, më 16 qershor 2017, i pandehuri ka hyrë në furgonin e shokut të tij David Goldar teksa ishte aty me një grua dhe i ka thënë se “i pëlqen shumë” dhe se “diçka duhet bërë”. Viktima refuzoi, Mina u largua dhe më pas u kthye dhe e sulmoi seksualisht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Santi Mina

Si pasojë e këtij rasti, viktima mësohet se është ende në depresion, duke vuajtur nga çrregullimi kronik post-traumatik.

Për këto veprime prokuroria kërkon dënimin e futbollistit me tetë vite burgim efektiv, ndalimin e afrimit të viktimës në një distancë më të vogël se 500 metra për dhjetë vite.

Mina ka bërë 28 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke shënuar 7 gola. /Telegrafi/