Telegrafi

Sulm me raketa ndaj bazës amerikane në Irak

Një sulm me raketa të shumta kanë shënjestruar forcat amerikane në bazën ajrore Al-Asad në Irak, raportoi agjencia e lajmeve Reuters duke cituar tre burime.

Sulmuesit shkrepën raketa të shumta ndaj forcave amerikane, thanë për Reuters dy burime sigurie dhe një burim qeveritar, transmeton Telegrafi.

Personeli amerikan pësoi lëndime të lehta dhe një anëtar i forcave të sigurisë së Irakut u plagos rëndë nga sulmet.

Një zyrtar amerikan tha se raportet fillestare treguan se baza ishte goditur nga raketa balistike, por la të hapur mundësinë që baza të ishte goditur nga raketa, duke shtuar se një vlerësim ishte në vazhdim.

Megjithatë, disa pamje të cilat u përhapën në rrjetet sociale duket se tregojnë momentin kur ndodhën një seri prej sulmeve.

Sipas mbishkrimit të paktën 20 raketa janë shkrepur nga një grup proxy iranian në drejtim të bazës ushtarake. /Telegrafi/