Site icon Telegrafi

Sulm me raketa mbi një bazë ushtarake në Irak – dy amerikanë të vrarë, i treti është një britanik

Dy amerikanë dhe një shtetas britanik u vranë në një sulm me raketa në bazën ushtarake Taji në Irak, thotë një zyrtar amerikan i mbrojtjes për CNN.

Zyrtari shtoi se shumë njerëz u plagosën në sulmin me raketa Katyusha, shkruan ky medium, përcjell Telegrafi.

Nuk ishte e qartë menjëherë nëse dy amerikanët dhe britaniku ishin kontraktues ushtarakë ose civilë që punonin në bazë.

Ndryshe, të fillim të këtij viti, parlamenti i Irakut votoi për t’i dhënë fund pranisë së të gjitha trupave të huaj në Irak.

Votimi përfaqësonte një “qortim të SHBA-së” mbi sulmin e saj ajror në Qasem Soleimani, një komandant i lartë iranian që u vra në janar.

Irani u hakmarrë disa ditë më vonë duke shkrepur një numër raketash në dy baza irakiane që strehonin trupat amerikane.

Aktualisht, siç shkruan CNN, statusi juridik i trupave amerikane në vend mbetet i paqartë. Qeveria ka një mandat popullor për të kërkuar që trupat të largohen, por është e paqartë nëse kjo është me detyrim ligjor dhe nuk u përcaktua asnjë orar në rezolutë. /Telegrafi/

Exit mobile version