Telegrafi

Sulm racist ndaj Jamie Foxx në Kroaci (Video)

Jamie Foxx është përballuar me një situatë të pazakonshme në shtetin kroat.

Aktori amerikan ishte subjekt i ofendimeve racore gjatë një darke në qytetin e Dubrovnikut.

E këtë moment aktori e ka xhiruar dhe më pas e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

Ylli i Hollywoodit që gjendet në Kroaci për të xhiruar filmin e ri, është ofenduar nga dy burra.

Foxx fillimisht i ka zbardhur e më pas i ka fshirë ofendimet raciale të bëra në drejtim të tij.

Policia kroate ka ngritur padi kundër dy burrave të cilët janë të dyshuar se kanë fyer “një nga të ftuarit në baza racore”, ndërsa nuk kanë përmendur se Foxx ishte fyer.

Theksojmë se aktori 49-vjeçar është duke xhiruar filmin Robin Hood: Origins, in which he plays Little John.

Kroacia, ashtu sikurse edhe vendet e tjera evropiane, ka një rritje të ndjenjave ekstremiste të së djathtës gjatë viteve të fundit. /Telegraqfi/