Një burrë i armatosur me thikë ka sulmuar zyrtarët policorë në një stacion në Paris. E siç raportojnë mediat franceze, katër policë janë vrarë e sulmuesi më pas është “neutralizuar” nga policët tjerë.
Polici dhe kryesindikalisti i policisë franceze, Lua Traver, ka konfirmuar se në sulm është vrarë një polic, transmeton Telegrafi.
“Një kolegë është vrarë në sulmin me thikë, e një tjetër është në gjendje shoku, e personi që qëndron prapa sulmit është vrarë nga polici i tretë”, ka shtuar Traver.
Raportohet se sulmuesi ishte nëpunës administrativ në atë stacion të policisë. Ndërkohë, zëdhënësi i policisë parisiene ka refuzuar të deklarohet për këtë sulm të përgjakshëm.
Stacioni i metrosë në afërsi të stacionit të policisë është mbyllur përkohësisht për shkaqe sigurie, e ministri francez i Punëve të Brendshme, Kristofer Kastaner, ka dalë në vend të ngjarjes për të parë nga afër se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. /Telegrafi/
https://twitter.com/B2Bolo/status/1179723195672338433