Të paktën dy policë janë vrarë dhe 15 persona të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të kryer mëngjesin e sotëm nga ana e pjesëtarëve të organizatës PKK në provincën turke të Hakkarit.
Sulmi është kryer me aktivizimin e një autobombe në afërsi të pikës së kontrollit në hyrje të qytetit Hakkari.
Pjesëtarët e PKK-së mbrëmë në provincën Siirt kryen një sulm tjetër me bombë në të cilin u vranë tre ushtarë turq, raporton AA.
Sulmi është kryer edhe mbi një patrullë ushtarake duke aktivizuar një mjet shpërthyes të vendosur pranë rrugës në aksin Siirt-Eruh, por nuk ka informata për epilogun.
PKK, e cila është shpallur si organizatë terroriste nga Turqia, ShBA dhe BE, në korrik të vitit 2015, ka vazhduar fushatën e saj të armatosur kundër shtetit turk.
Që nga kjo kohë, PKK ka vrarë rreth 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë turke, përfshirë ushtarë, policë dhe pjesëtarë të rojeve të fshatit. Në operacionet anembanë Turqisë dhe në veri të Irakut janë vrarë mbi 5 mijë pjesëtarë të PKK-së.