Site icon Telegrafi

Sulm në Strasburg, shkon në katër numri i të vrarëve (Foto/Video)

Në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në Strasburg kanë ndodhur të shtëna armësh, ku të paktën 4 persona raportohet se janë vrarë dhe 11 tjerë janë plagosur.

Shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë, kurse sulmuesi inicialet dhe mosha e të cilit besohet të jetë F.S., 29-vjeç, është i njohur për policinë dhe aktualisht është në arrati, transmeton Telegrafi.

Mediat botërore raportojnë se sulmuesi mund të jetë plagosur, por me vete ka thikë dhe armë zjarri. Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner, ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse policia është duke hetuar në detaje rastin.

Lexo po ashtu Nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi në Strasburg

Martina Anderson, deputetët e Parlamentit Evropian ka shkruar në Twitter se ka qenë në po atë treg të Krishtlindjeve ku ka ndodhur sulmi dhe ka dëgjuar të shtënat e para.

“Kur filluan të shtënat, qytetarët filluan të vrapojnë në të gjitha anët. Policia ka evakuuar zonën dhe ka bllokuar trafikun në disa pjesë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

https://twitter.com/Kyruer/status/1072574264832901122

Exit mobile version