Site icon Telegrafi

Sulm në stacionin e trenave në Paris, sulmuesi lëndon me thikë disa persona – policia plagos agresorin dhe e prangos

Disa persona janë lënduar në një sulm që ndodhi sot në terminalin e stacionit të trenave në Paris, raporton CNN.

Sulmuesi i ishte vërsulur me thikë pasagjerëve në stacionin që gjendet në pjesën veriore të kryeqytetit të Francës, transmeton Telegrafi.

“Trafiku aktualisht është ndalur në këtë zonë. Duket se policia ka hapur zjarr ndaj sulmuesit që u kishte shkaktuar plagë të lehta pasagjerëve”, kanë bërë të ditur nga kompania që menaxhon hekurudhat SNCF.

Policia ka arritur ta arrestojë sulmuesin që e plagosi para prangosjes, e ka intervenuar edhe ndihma e shpejtë që i doli në ndihmë të lënduarve.

Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit, e nga kompania kanë bërë të ditur se trafiku në këtë zonë pas disa minutash i është rikthyer normalitetit.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin që përshëndeti veprimin efikas të policisë.

“Një person ka lënduar disa tjerë në stacionin e trenave. Shpejt është neutralizuar. Faleminderit policisë për përgjigjen efikase”, ka shkruar në profilin e tij në Twitter ministri francez. /Telegrafi/

Exit mobile version