Në një sulm të armatosur në Paris të Francës kanë humbur jetën dy policë, por edhe sulmuesi i cili kishte gjuajtur në drejtim të tyre.
Autoritetet e sigurisë kanë mbyllur qendrën e Parisit për shkaqe sigurie, derisa raportohet se edhe një person i dyshuar për përfshirje në sulm është duke u kërkuar nga policia, transmeton Telegrafi.
Sulmi kishte ndodhur në Champs Elysee, kur një dy burra të armatosur me kallashnikovë kishin shtënë në drejtim të veturës së policisë e cila ishte e ndaluar në semafor.
Ndërkaq, autoritet e sigurisë janë duke e trajtuar rastin si “sulm terrorist”, derisa presidenti francez Francois Hollande ka thirrur mbledhje urgjente pas sulmit që tmerroi Parisin.
Mediat franceze raportojnë se janë dëgjuar të shtëna tjetër në një lokacion tjetër në Paris. /Telegrafi/
My heart goes out to those who lost their lives or were injured #Paris pic.twitter.com/lOHDAXjCP7
— Allie Allen (@historynerd94) April 20, 2017