Telegrafi

Sulm në një xhami, vriten pesë besimtarë në Nigeri – banditët rrëmbejnë 18 persona përfshirë dhe imamin

Disa persona të armatosur vranë pesë besimtarë dhe rrëmbyen të paktën 18 të tjerë në një sulm ndaj një xhamie në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, Zamfara.

“Banditët vranë pesë adhurues dhe rrëmbyen 18 të tjerë, përfshirë dhe imamin”, tha zëdhënësi i policisë së shtetit, Mohammed Shehu.

Sipas raporteve, rreth 100 hajdutë bagëtish me motoçikleta hapën zjarr tek një xhami në fshatin e largët Dutsen Gari në rrethin Mari deri banorët po kryenin lutjen e së premtes.

Ndërkohë banorët dhe mediet lokale thanë se më shumë se 30 adhurues u rrëmbyen, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit e armatosur sulmuan xhaminë derisa imami po mbante predikimin, ata rrëmbyen më shumë se 30 njerëz përfshirë hoxhën, pasi qëlluan për vdekje pesë adhurues”, tha banori Ibrahim Altine. /Telegrafi/