Një person është vrarë dhe tre tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi me thikë në kampusin e Universitetit në qytetin Austin të Teksasit, raportojnë mediat amerikane duke shtuar se i dyshuari për sulmin është arrestuar.
Sulmi ka ndodhur në afërsi të palestrës në kampusin e universitetit të Teksasit, kurse detajet deri më tani janë të panjohura, transmeton Telegrafi.
Zyrtarë të Universitetit kanë këshilluar studentët që të shmangin zonën ku ka ndodhur sulmi, ndërsa tre personat e plagosur raportohet se janë në gjendje të rëndë. /Telegrafi/