Telegrafi

Sulm në një spital në Afganistan – të armatosurit kanë vrarë 14 persona, përfshirë dy foshnje

Dy foshnje janë vrarë së bashku me 12 njerëz të tjerë, përfshirë nëna dhe infermiere pasi të armatosurit sulmuan një spital të lindjes në kryeqytetin e Afganistanit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre persona hynë në ndërtesë të veshur si oficerë policie përpara se të hidhnin granata dhe të hapnin zjarr me armë, duke lënë 15 persona të plagosur përfshirë, burra, gra dhe fëmijë.

Raportohet se sulmuesit e këtij rasti më vonë u qëlluan për vdekje.

ISIS – grupi që bëri gjithashtu një seri sulmesh të hënën në kryeqytetin e Afganistanit – dyshohet se qëndroi pas këtij sulmi, megjithëse ende nuk ka marrë përgjegjësi për rastin në fjalë.

Ndërkaq talibanët të cilët së shpejti do të fillojnë bisedimet e paqes në Afganistan, e kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë sulm./Telegrafi/