Site icon Telegrafi

Sulm në një kishë në Nice, theri me thikë priftin dhe plagosi murgeshën – tentoi të arratiset por përfundoi në pranga

Prifti Kristofer është therur disa herë me thikë në kishën Pierre-d’Aren në Nice të Francës, kurse një murgeshë është lënduar në sulmin që e realizoi një person i panjohur.

Që të dy janë dërguar në spital, derisa mediat franceze raportojnë se sulmuesi është vrarë, transmeton Telegrafi.

Prifti dhe murgesha janë dërguar në spital me autoambulancë dhe thuhet se jeta e tyre nuk është në rrezik.

Burri është arrestuar në mëngjes në Nice, pas sulmit me thikë në kishë Saint-Pierre-d’Aren, shkruan e përditshmja Le Parisien.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin, për të cilin policia deri më tani nuk po e trajton si akt terrorist. /Telegrafi/

 

Exit mobile version