Të paktën 50 persona kanë humbur jetën kur persona të armatosur hapën zjarr në hotelin Mandalay Bay në Las Vegas, që cilësohet si vrasja masive më e tmerrshme në historinë e SHBA-ve.
Joe Lombardo nga policia e Las Vegasit, ka deklaruar se numri i viktimave është rritur në mbi 50 derisa të plagosur janë 200, transmeton Telegrafi.
Rritja e numrit të viktimave sipas Lombardos është konfirmuar, pasi është zbuluar edhe identiteti i njërit nga sulmuesit që ishte qëlluar për vdekje nga policia.
Bëhejt fjalë për Stephen Paddock, derisa policia që ishte vënë pas një gruaje e cila dyshohet se kishte bashkëjetuar me sulmuesin, gjithashtu është kapur nga policia. /Telegrafi/