Telegrafi

Sulm në Katedralen Koptike në Kajro, 20 të vrarë e 50 të plagosur (Video)

Të paktën 20 persona janë vrarë, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur sot afër Katedrales Koptike në Kajro, njoftojnë forcat e sigurisë të Egjiptit, transmeton Reuters.

Momentalisht, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, kurse një medium lokal Sada el-Blad ka njoftuar se një sulmues i paidentifikuar ka hedhur bombë në katedralë, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi ka ndodhur në rreth orës 10:00 sipas kohës lokale.

Mediat lokale kanë raportuar se shefi i sigurisë Kajros, Khalid Abdel Aal, arriti në vendin e ngjarjes për të inspektuar shpërthimin.

Katedralja e Shën Markut është selia e kishës ortodokse të vendit dhe shtëpia e liderit të saj, Papa Taeadros II.

Të krishterët koptikë e përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë së Egjiptit. /Telegrafi/