Site icon Telegrafi

Sulm në Indi, vriten 44 policë në rajonin e Kashmirit

Raportohet se 44 policë indianë mbetën të vrarë në Kashmir pas një sulmi vetëvrasës ndaj karvanit me të cilin po udhëtonin.

Incidenti në rajonin e kontestuar të Kashmirit, pritet të rrisë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.

Një grup militant islamik nga Pakistani e mori përgjegjësinë për sulmin, përcjell gsh.

India e ka akuzuar për një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetjen e militantëve islamikë në Kashmir. Ambasadori amerikan në Indi, Ken Juster, dënoi sulmin.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Indisë në luftimin e terrorit dhe mundjen e tij” thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan.

India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë vend. Të dyja vendet posedojnë armë bërthamore.

Exit mobile version