Site icon Telegrafi

Sulm në Idilb të Sirisë, 21 të vrarë – përfshirë nëntë fëmijë

Të paktën 21 civilë, përfshirë nëntë fëmijë dhe tre mësues janë vrarë të martën në provincën e Idilib në veriperëndim të Sirisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 10 shkolla dhe një spital u goditën nga sulmet ajrore dhe ato tokësore, ndërsa 80 persona janë plagosur rëndë.

Në mesin e të lënduarve janë tre infermierë dhe një mjek pasi sulmet ajrore goditën Spitalin Qendror në Idilb, organizatë kjo me qendër në Gjenevë.

Qeveria Siriane ka thënë të martën se forcat e saj kanë “sulmuar disa qytete dhe fshatra në pjesën jugore të provincës Idlib, pasi njësitë e ushtrisë kryenin operacione intensive kundër terroristëve”, njoftoi agjencia shtetërore lajmeve SANA.

Në dy muajt e fundit, më shumë se 800 mijë njerëz kanë ikur nga territori Idilb, nga opozita në Siri, në vazhdën e sulmeve ajrore të pamëshirshme dhe ato tokësore, nga regjimi sirian si dhe mbështetësit e tij rus. /Telegrafi/

Exit mobile version