Site icon Telegrafi

Sulm ndaj policit në Haraçinë

Siç njoftojnë nga MPB e Shkupit, sot në ora 15 e 10 minuta në udhëkryqin para fshatit Haraçinë polici ka ndaluar një veturë Seat Altea me targa të Shkupit. Vetura është drejtuar nga 41 vjeçari K.E. nga lagja Çento. Pasi ka ndaluar K.E. ka dalë nga vetura dhe e ka sulmuar policin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, K.E. është revoltuar për shkak se e ka ndaluar polici. Ka reaguar njësiti special policor “Alfa”, të cilët kanë arritur ta arrestojnë sulmuesin dhe e kanë dërguar në stacionin policor në Gazi Babë.

Policia është duke ndërmarrë masa për ndriçimin e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version