Telegrafi

Sulm ndaj personit zyrtar, dënohet me 20 ditë burg

Policia njoftoi se i dyshuari është dërguar në procedurë të shpejtë para Gjykatës Komunale në Gjilan, ndërsa Gjykata të dyshuarin e ka dënuar me 20 ditë burg.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka fyer, kanosur e më pastaj e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar zyrtar i KEK-ut derisa i njëjti ishte duke bërë çkyqjen e borxhlinjve. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në kumtesë.

I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/