Telegrafi

Sulm ndaj personave zyrtar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.