Telegrafi

Sulm ndaj LDK-së edhe në Kodër të Trimave, në Gjakovë dhe në Istog

Pas informatave për thyerjen e xhamave të selisë së LDK-së në Prishtinë nga persona të maskuar, koha.net mëson se incidente të ngjashme janë regjistruar edhe në Gjakovë, në Istog dhe në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Arban Abrashi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka konfirmuar këto informata.

“Mund të konfirmoj se edhe në Gjakovë, në Kodër të Trimave dhe në Istog janë thyer xhamat e zyrave të LDK-së”, ka thënë Abrashi.

Ai nuk ka mundur të konfirmojë nëse në këtë proces ka mbetur dikush i lënduar.