Telegrafi

Sulm ndaj dy femrave në Prishtinë

Në person është arrestuar në Prishtinë, pasi i ka sulmuar dy femra të cilat janë detyruar të kërkojnë trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra k-shqiptare. Viktimat kane pësuar lëndime trupore dhe te njëjtat kane pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.