Zyrtari i policisë, Zeqir Kelmendi, njoftoi se rreth orës 1:30 në rrugën "Fan Noli" në Pejë është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet se është granatë dore.
"Në bazë të hetimeve të para, në vendin e ngjarje, dyshohet se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, para dyerve të shtëpisë së viktimës, i cili mjet për fat të mirë nuk ka shpërthyer.
Njësiti i policisë për deminim e ka ber shpërthimin mjetit në vendin e ngjarjes, duke mos dëmtuar asgjë",ka theksuar Kelmendi.
Rasti është në procedim nga hetuesit e stacionit policor të Pejës. /Telegrafi/