Telegrafi

Sulm kamikaz në Tel Aviv, Hamas merr përgjegjësinë – izraelitët publikojnë pamjet e shpërthimit

Hamasi ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e fuqishëm në Tel Aviv, duke thënë se ishte një sulm kamikaz i kryer në bashkëpunim me Xhihadin Islamik – duke u zotuar që të ketë sulme të tilla më shpesh.

Marrja e përgjegjësisë vjen disa orë pasi policia dhe shërbimit sekret izraelit Shin Bet, konfirmuar se shpërthimi është cilësuar si sulm terrorist.

Policia në Tel Aviv njoftoi se ka rritur aktivitetet operacionale në qytet, pas këtij sulmi të tmerrshëm, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë në Tel Aviv, po të mos vendosej bomba jashtë dëmet do të ishin shumë më të mëdha si në njerëz ashtu dhe në objekte.

E personi që planifikoi sulmi u kap nga kamerat e sigurisë duke ecur rrugës Lehi në jug të Tel Avivit, kur edhe aktivizoi bombën që e kishte në çantën e shpinës – ku si pasojë humbi jetën vetë autori i sulmit si dhe një kalimtar rasti. /Telegrafi/