Tre burra janë qëlluar për vdekje në një veturë në qytetin jugor francez të Marseille, ku kohët e fundit ka pasur rritje të dhunës shkaku i drogës.
Të shtënat e fundit kanë ndodhur në një zonë banimi të qytetit të dytë më të madh të Francës.
Vetura që transportonte pesë burrat – të gjithë rreth të 20-ave – u qëllua menjëherë pasi ata u larguan nga klubi i natës.
Dy nga të shënjestruarit u larguan nga vendi i ngjarjes, ashtu si edhe sulmuesit e panjohur, raporton bbc.
Policia e lidh ngjarjen me tregtinë e drogës. Kjo e dërgon në 21 numrin e vrasjeve të lidhura me drogën në këtë qytet deri më tani këtë vit, thotë agjencia e lajmeve AFP.
Hetuesit i thanë mediave franceze se të pestët ishin të njohur për policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është i përhapur. /Telegrafi/