Telegrafi

Sulm i armatosur në një lokal nate në SHBA, një i vrarë e 15 të plagosur (Video)

Policia bën të ditur se një person është vrarë, kurse 15 të tjerë janë plagosur, kur një person i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të turmës në një lokal nate në qytetin Cincinnati në Ohio të SHBA-së.

Raportohet se sulmi ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në lokalin e natës “Cameo”.

Sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes, kurse vlerësohet se në lokal ishin qindra persona në momentin e sulmit të armatosur, transmeton Telegrafi.

Motivet e sulmit nuk dihen, por zyrtarët kompetentë, aktualisht përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist./Telegrafi/