Site icon Telegrafi

Sulm me granatë në Pakistan, raportohet për 30 persona të lënduar

Një sulm me granatë ka ndodhur në qytetin Karaçi të Pakistanit, duke lënë të plagosur rreth 30 persona.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi ndodhi gjatë një tubimi të mërkurën, pasi vendi shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së autonomisë së Kashmirit nga India.

Të plagosurit u dërguan në spitale, ndërsa bëhet e ditur se njëri prej tyre ishte në gjendje kritike, deklaroi një zyrtar nga departamenti i shëndetësisë së provincës.

“Një granatë u lëshua në tubim, duke shkaktuar edhe lëndime tek njerëzit”, tha shefi i policisë në Karaçi, Ghulam Nabi Memon.

Sulmi thuhet të jetë kryer nga Ushtria Revolucionare e Sindhuhdesh, një grup separatist i cili u bë aktiv muajt e fundit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version