Një rast i rëndë është raportuar dje në Bresje, Fushë Kosovë, ku një mashkull kosovar ka sulmuar viktimën duke e goditur me një mjet të mprehtë, thikë.
Pas sulmit, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Fatmirësisht, pas marrjes së tretmanit mjekësor, viktima është liruar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka ndërhyrë shpejt dhe ka arrestuar të dyshuarin për lëndim të lehtë trupor. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /Telegrafi/