Telegrafi

Sulm fizik, arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy persona të dyshuar  janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht dhe therur me mjet të prehtë, një person tjetër në Prishtinë,thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/