Telegrafi

Vrasësi me hanxhar në Gjermani, ishte azilkërkues sirian (Foto)

E PLOTËSUAR: Agjencia gjermane DPA raporton se është arrestuar vrasësi me hanxhar që sulmoi kalimtarët në qytetin gjerman të Reutlingenit, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimeve, ai ishte i njohur për autoritetet policore.

Bild dhe Sueddeutsche Zeitung kanë shkruar se arsyet e sulmit deri tash janë të panjohura.

Gjatë sulmit u vra një grua e mbetën edhe dy kalimtarë tjerë të lënduar. /Telegrafi/


Sulm i dyshimtë në Gjermani: Një grua vritet me hanxhar

Një njeri me hanxhar në dorë ka vrarë një grua në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor të Reutlingen, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë. /Telegrafi/