Katër punonjës të pylltarisë janë vrarë në një sulm me bombë në provincën juglindore të Turqisë, Dijarbakir, njoftoi shtypi turk të enjten.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, një automjet që transportonte punëtorët për të mbledhur dru nga një pyll në rrethin Kulp u godit në një shpërthim në orën 6 të pasdites.
Siç shkruan Ahval, përveç të vdekurve, edhe trembëdhjetë njerëz janë plagosur, me shtatë prej tyre pësuan lëndime të rënda, thuhet në deklaratë. Të gjithë të plagosurit janë duke marrë trajtim në një spital lokal.
Agjencia shtetërore e Turqisë Anadolu tha që sulmi ishte kryer nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup i jashtëligjshëm që ka luftuar shtetin turk për vetëqeverisjen kurde që nga viti 1984.
Ky medium ka njoftuar se numri i të vrarëve ka arritur në shtatë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u njoftua në lidhje me shpërthimin nga guvernatori i Dijarbakirit, Hasan Basri Gğzeloğlu, dhe tha se të gjitha mjetet do të përdoren për të gjetur sulmuesit, njoftoi Anadolu. /Telegrafi/