Telegrafi

Sulm me bombë në Somali, të paktën 20 të vrarë

Së paku 20 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në pjesën perëndimore të kryeqytetit të Somalisë, me konkretisht në qarkun Medina të Mogadishu, njoftoi zëdhënësi i kryetarit të qytetit, Abdul Fettah Al-Haleni.

Siç ka thënë ai, numri i të plagosurve është me dhjetëra, për të shtuar se ekziston frika për rritjen e numrit të të vdekurve për shkak se në mesin e të plagosurve ka që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Komandanti i policisë, Mohamed Hussein tha se shpërthimi i fuqishëm, i cili besohet të jetë shkaktuar nga një makinë bombë ka shkatërruar dyqane dhe tezga të shumta.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.