Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një shpërthim të një auto-bombe para selisë së autoriteteve lokale në kryeqytetin e Somalisë, Mogadisho.
Shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar ndërtesën e qeverisë së distriktit Hodan dhe makina para shpërthimit kishte kaluar mbrojtjen e ndërtesës.
Shumica e viktimave janë zyrtarë të qeverisë dhe ushtarë.
Një sulm i ngjashëm me bombë kishte ndodhur në Mogadisho edhe më 2 shtator.