Dy zyrtarë policorë dhe një civil janë lënduar në një sulm me bombë artizanale, që ka ndodhur në një stacion të policisë në verilindje të Kinës.
I dyshuari fillimisht i kishte vënë flakën një objekti, dhe më pas kishte shpërthyer një bombë në stacionin e policisë në Liaoning, transmeton Telegrafi.
Policia kineze ka njoftuar se i dyshuari ka mbetur i vdekur në vend pas sulmit kamikaz. E videot amatore të publikuar në rrjetet sociale shihen retë e zeza të tymit pas shpërthimi, si dhe qytetarët duke vrapuar nëpër qytet nga frika se mund ta pësojnë.
“I dyshuari ka mbetur i vdekur në vend”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë duke shtuar se kanë filluar hetimet lidhur me këtë sulm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=NaZxn1uZKf0