Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur mëngjesin e sotëm në Cetinje, pas aktivizimit të një mjeti shpërthyes jo shumë larg Qendrës Sportive atje.
Kështu raportojnë mediat në Mal të Zi, duke u bazuar në njoftimet nga Drejtoria e Policisë, përcjell Telegrafi.
Dhe sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”, janë vrarë Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, anëtarë të klanit kriminal “Škaljar”.
Siç bëhet e ditur më tej, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend.
Ndërsa sipas një burimi nga kreu i Drejtorisë së Policisë, i dyti më pas i është nënshtruar plagëve të marra.
Mediumi në fjalë raporton se shpërthimi ndodhi në orën 09:10. /Telegrafi/