Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një paradë ushtarake iraniane në qytetin jugperëndimor të Ahvaz-it ku janë vrarë disa persona, përfshi civilë, dhe duke plagosur të paktën 20 të tjerë, raporton media shtetërore.
Sulmuesit qëlluan nga një park afër paradës, dhe kishin veshur uniformë ushtarake, raportojnë mediat.
Televizioni shtetëror thotë se militantët islamikë qëndrojnë pas sulmit.
اولین تصاویری که از حادثه تروریستی #اهواز منتشر شده است… pic.twitter.com/RmleSr4doz
— H.Soleimani 🇮🇷 (@HS_Soleimani) September 22, 2018
Irani po shënon përvjetorin e fillimit të luftës së viteve 1980-88 me Irakun me disa paradë mbarëkombëtare. Të shtënat zgjatën rreth 10 minuta, por forcat e sigurisë tani e kanë në kontroll situatën, thotë media shtetërore.
این فیلم را هم یکی از افراد نزدیک به جایگاه رژه از لحظه تیراندازی منتشر کرده است… (منبع مرصادنیوز) pic.twitter.com/s9vtsIDo6D
— H.Soleimani 🇮🇷 (@HS_Soleimani) September 22, 2018
Ahvaz ishte ndër qytetet për të organizuar protesta të mëdha anti-qeveritare mbi rënien e standardeve të jetesës në fund të vitit të kaluar.