Telegrafi

Sulm me armë zjarri në Jerusalem, tre të plagosur

Tre izrealitë janë lënduar pasi persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri afër një vendi të shenjtë të hebrenjve në Jerusalem.

Autoritetet thonë  se policia i ka vrarë tre personat e armatosur.

Dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Pas incidentit, të gjitha hyrjet për në pjesën e Qytetit të Vjetër janë mbyllur, dhe janë anluar lutjet e së premtes në xhaminë, Al-Aqsa, shkruan BBC.

Nga shtatori i vitit 2015, sulmuesit palestinezë kanë vrarë 43 izraelitë.