Tre izrealitë janë lënduar pasi persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri afër një vendi të shenjtë të hebrenjve në Jerusalem.
Autoritetet thonë se policia i ka vrarë tre personat e armatosur.
Dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.
Pas incidentit, të gjitha hyrjet për në pjesën e Qytetit të Vjetër janë mbyllur, dhe janë anluar lutjet e së premtes në xhaminë, Al-Aqsa, shkruan BBC.
Nga shtatori i vitit 2015, sulmuesit palestinezë kanë vrarë 43 izraelitë.