Tridhjetë e shtatëvjeçari L.S., banor i fshatit Çegran dje në orën 15:33 tek vendi i quajtur “Gropa” në fshatin Negotinë – Gostivar, pas grindjes me E.E. (33) nga i njëjti fshat i cili ka kullotur dhen, e ka afruar pistoletën te pëllëmba e djathtë e E.E. dhe ka shtënë një plumb, me ç’rast e ka plagosur, ndërsa pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.
MPB informon se pas ndihmës së dhënë mjekësore në Qendrën mjekësore Gostivar, E.E. është dërguar në Klinikën për kirurgji plastike në Shkup.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip nga Sektori për punë të brendshme Tetovë.
Arsyeja për këtë sulm supozohet se është sulmi fizik paraprakisht i kryer nga ana e E.E. ndaj B.S. (39), vëlla i sulmuesit. Ndërmerren masa për ndriçim të rastit./Telegrafi/