Site icon Telegrafi

Sulm me armë në Texas, raportohet për viktima (Video)

Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e disa të shtënave në qytetin Austin të Texasit, kanë mbetur të vrarë disa persona.

Zyrtarët policorë thonë se një grua rreth të tridhjetave ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ku edhe ka ndodhur sulmi.

Raportohet se të paktën edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur ende në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

Departamenti i Policisë në Austin, ka paralajmëruar publikun që të i shmangen zonës në qendër të qytetit ku edhe ka ndodhur incidenti me armë, përcjellë Klan Kosova.

Exit mobile version